×
  • Lajme
  • Lajme

    Gruaja në Gjakovë e gjen burrin të vdekur, afër tij ishte edhe një pistoletë

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 9:31

    Një grua nga Gjakova e ka gjetur bashkëshortin e saj të vdekur. Afër trupit të viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.


    Policia ka bërë me dije se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    “Gjakovë, 23.06.2021-13:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga bashkëshortja e tij femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes afër viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë”, thuhet në raportin e policisë.

    Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!