Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Uglar të Gjilanit, ku ka mbetur e vdekur një femër, shtetase e Shqipërisë dhe tre persona të tjerë janë lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Gjilanit, e cila thotë se në veturën që është vetaksidentuar kanë qenë 4 persona.
“Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm 24.06.2021, në hyrje të fshatit Uglar ka ndodhë një vetë aksident ku, në veturë ishin katër persona. Si pasojë e vetë-aksidentit , me lëndime të rënda janë dërguar në spitalin rajonal në Gjilan. Nga hetimet e para mësohet se njëra nga pasagjeret femër shtetase e Shqipërisë ka humbë jetën si pasojë e aksidentit”, thotë për Reporteri.net Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.
Ai thotë se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Hashani shton tutje se Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.