×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër raste të dhunës në familje në Kosovë, në 24 orët e fundit

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 10:01

    Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.


    Rastet e dhunës kanë ndodhur në Gjilan, Prizren, Gjakovë e Mitrovicë.

    Lexoni të plotë raportin e Policisë për rastet e dhunës në familje:

    Gjilan, 13.06.2021-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka kanosur verbalisht nënën e tij viktimë femër K kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar.

    Prizren, 23.06.2021-08:00. Dy viktimat një mashkull dhe femër kosovarë kanë raportuar se djali i tyre i dyshuari mashkull kosovar i kishte kanosur në vazhdimësi me jetë dhe ka kërkuar nga ta që të ja u lirojnë shtëpinë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet.

    Gjakovë, 22.06.2021-19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Si pasoj e rastit viktima ka pranuar tretman mjekësore dhe e njëjta është strehuar dhe ka kërkuar urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

    Mitrovicë, 23.06.2021-04:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tije viktima femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!