Partia Demokratike e Kosovës e ka përmendur sërish shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk ka dekorajim më të madh për gratë në Kosovë sesa kur shihet ndërprerja e mandatit të një gruaja siç ka qenë Valdete Daka, mandati i së cilës është ndërprerë nga udhëheqja e tanishme.
“Ky Grup Parlamentar dhe kjo zonjë po përçojnë mesazhet më të këqija për profesionistët dhe gratë në Kosovë. Ky degradim që ka filluar nga institucionet me shkarkimin e profesionistëve dhe sjelljen e familjarëve e militantëve është i papranueshëm dhe si opozitë do ta kundërshtojmë në çdo moment, me çdo mjet të mundshëm që në posedojmë si opozitë”, tha Tahiri.
Ai ka pyetur poashtu se cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës për marrëveshjen e Washingtonit?
“Tashmë kanë fillur hapa konkret nga partnerët tanë, siç ishte para dy ditëve sjellja e një plani për Ujmanin.Ne e dimë se kryeministri pati deklaruar se është listë zotimesh, jo marrëveshje. Ndërsa të tjerë që kanë deklaruar se nuk ka bazë juridike të implementohet.Cili është pozicioni i Republikës së Kosovës, a do të fillojë implementimi i kësaj marrëveshje apo jo?”,shtoi ai.