×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti-Qeverisë Kurti: Kërkoni falje për akuzat se me nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit, po cenohet sovraniteti i Kosovës

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 11:56

    Ish-kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pret kërkimfalje nga Vetëvendosja, e cila aktualisht ndodhet ne pushtet, dhe kryeministri, Albin Kurti, për kritikat që ishin bërë në drejtim të tij në kohën kur firmosi zotimet e Marrëveshjes së Washingtonit, e sidomos për pikën e cila ka të bëjë me liqenin e Ujmanit.


    Sipas Hotit, ka qenë absurde atëherë që të deklarohet se kjo Marrëveshje e cila u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë cenon sovranitetin e Kosovës, dhe këtë sipas tij e dëshmoi dje studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit i përgatitur nga Departamenti Amerikan, shkruan Reporteri.net.

    “Tash raportin e kam në duar. Pres deklarim të qeverisë lidhur me pyetjen se a e cenon sovravnitetitn e Kosoves mbrojtësi më i madh (SHBA v.j.) i sovranitetit të vendit tonë. E udhës do të ishte të kërkojë falje. U pata thënë edhe atë kohë të mos nguten, se koha po i nxjerr të gjitha në dritë”, ka thënë Hoti, duke shtuar se kjo qeveri “nuk do ta ketë gjatë, siç nuk e kishte herën e pare”, ka thënë Hoti në Kuvend.

    Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë, Departmaneti amerikan për Energji ka dalë me raportin final të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

    Raporti që i është dërguar edhe qeverisë Kurti përmban edhe katër rekomandime se si Kosova dhe Serbia duhet të punojnë në menaxhimin e Liqenit të Ujmanit përkatësisht lumit Ibër.

    Në këtë raport amerikanët kanë propzuar që Kosova dhe Serbia të punojnë sipas një Traktati për Lumin Columbia mes ShBA-së dhe Kanadasë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!