×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së: Gërvalla më tha se Marrëveshja e Uashingtonit është e panevojshme

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 12:17

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,i është përgjigjur asaj me shkrim, lidhur me çështjen e marrëveshjes së Uashingtonit.


    Musliu-Shoshi theksoi se Gërvalla është e qëndrimit se Marrëveshja e Uashingtonit është e panevojshme dhe që nuk i respekton interesat e Kosovës.

    Fjalimi i saj i plotë:

    QËNDRIMI i MPJD-së për MARRËVESHJEN E WASHINGTONIT ??

    Sa është tragjike për vendin tonë qendrimi që zëdhënësi i qeverisë deklaroj se kjo marrëveshje s’ka ligjshmeri! Edhe më i rëndë është qëndrimi i Ministres Gervalla e cila Marrëveshjen e Washingtonit e konsideron si

    ➡️ të pamenduar mirë,

    ➡️ të panevojshme,

    ➡️ që nuk respekton interesat e Kosovës,

    ➡️ nuk respekton sovranitetin e shtetit tonë, ➡️ se kjo marrëveshje përmban zotime që shkaktojnë pasoja afatgjate për Kosovën dhe se për të nxjerr konkluzione për këto zotime duhet dialog me miqt tanë

    ➡️ nuk është marreveshje e mirëfillt nderkombëtare dhe si e tillë palët nuk i obligon ligjerisht.

    ? Znj. Gervalla, vazhdon duke thënë se vendosja e Ambasadës në Jerusalem ka shkaktuar ferkime me partnerët tanë evropian dhe të tjerë, dhe arsyetohet se për shkak të evitimit të irritimeve diplomatike qeveria Kurti ka vendosur që këtë vendim ta pranoj të qenë dhe të mos kërkoj rivendimin e ambasadës por zotohet se Kosova mbetet e interesuar të vendosë marrëdhënie të mira me

    ?Palestinën.

    ? Me tej Ministrja shkruan se Pikat e Marrëveshjes së Washingtonit, të cilat kanë të bëjnë me ekonominë kanë diskriminuar Kosovën, sovranitetin dhe interesat e saj dhe se rreth këtyre pikave jemi në dialog me aleatët dhe miqët tanë.

    Pra, a do të thotë kjo që SHBA-të nga kjo qeveri nuk konsiderohen miq tanë, pasiqë këto zotime janë në mes të ??dhe ??!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!