×
  • Lajme
  • Lajme

    “Serbët vazhdojnë të mos paguajnë faturat’, Rizvanolli: Do të sigurohemi që çdo qytetar të paguajë energjinë elektrike

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 12:46

    Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se qytetarët serbë vazhdojnë të mos i paguajnë faturat e rrymës dhe sipas tij, as KESCO as KOST nuk kanë qasje të mbledhin borxhet.


    “A mund të dimë se cilat janë pikat e marrëveshjes për energji që ende nuk janë zbatuar, a ka përfunduar procesi i licencimit të kompanisë elektro-sever dhe pse janë rritur shpenzimet e energjisë elektrike në veri?”, ka thënë ai.

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se pikat 2, 3, 5, 6 të marrëveshjes janë ende në proces të zbatimit.

    Ajo ka thënë se kanë hasur në vështirësi në zbatim të këtyre pikave.

    “Prej marrjes së detyrës ka qenë shqetësues fakti që konsumi në veri gjatë tri viteve të kaluar ka pësuar rritje substanciale. Në 2019 ka pasur rritje 8 për qind krahasuar me vitin paraprak. Rritja e konsumit ka ndodhur nga mos pagesa nga konsumatorët shtëpiakë dhe bizneset që ka bërë që ky konsum të bëhet në mënyrë të papërgjegjshme. Pjesa më e madhe e kësaj energjie merret nga importi regjional. Si ministre ky shqetësim që është një barrierë prej 20 vjetësh është prej prioriteteve tona që të sigurohemi që secili qytetar të mbaj përgjegjësinë dhe të paguaj energjinë elektrike të cilën e konsumon. Mund të them që jemi duke bërë gjithçka që është e mundur në shpejtësinë më të madhe por zotohemi që jemi duke bërë gjithçka në këtë aspekt”, ka thënë ajo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!