×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu-Vitisë: I keni gënjyer qytetarët për vaksinim masiv

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 13:03

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me blerjen e 1.2 milionë vaksinave Pfizer, duke shtuar se nuk e ka treguar çmimin.


    Ai e ka akuzuar Vitinë se i ka gënjyer qytetarët për vaksinim masiv.

    “MSH-ja në stok ka më pak se 12 mijë vaksina. Kur ende nuk e kemi asnjë vaksinë të Pfizer. Pse keni gënjyer dhe mashtruar qytetarët për vaksinim masiv? Si mund të llogaritet të përfundojë vaksinimi kur ato të kontraktuara nuk mjaftojnë për vaksinim të 60 për qind të popullatës?”, ka thënë ai.

    Ministri Arben Vitia ka thënë se është e vërtetë që ka nënshkruar kontratën dhe këtë deklarim e kam bërë pasi jam dakorduar me Kompaninë.

    “Unë jam ministër i Shëndetësisë dhe detyra primare është kujdesi për shëndetin e qytetarëve dhe asnjë presion nuk do të më devijoj nga ky mision as ofendimet tuaja zoti Haxhiu. Me keqardhje nuk mund të ju tregoj për çmimin por ashtu si herëve tjera do të ju befasoj vetëm për të mirë”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!