Zyrtarja e LDK-së, Teuta Sahatqija e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pasi që ky i fundit prezantoi në Instagram dhuratën që ka marrë nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Ish-zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, ka shkruar në Facebook se Kurti e ka publikuar “përmbys”, simbolin e presidentit Macron.
Ajo madje, ka ngritur pyetjen nëse Kurti e ka bërë me qëllim këtë gjë.
“Qite bre mbarë Simbolin e Presidentit Macron! Apo me qëllim e ke lënë përmbys?”, ka shkruar ajo.
Kurti mbrëmë takoi presidentin e Francës, derisa, sot do të kthehet në Kosovë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.