×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierët që u quajtën heronj në pandemi po mbesin në rrugë: Nuk ju vazhdohen kontratat nga Ministria e Shëndetësisë

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 14:35

    Në kohën kur Kosova po përballej me krizën e pandemisë së coronavirusit një numër jo i vogël infermierëve kishin dalë vullnetarë që të ndihmojnë në spitalet e vendit që sadopak të japin kontributin e tyre shtesë.


    Stafit të rregullt shëndetësorë i erdhën në ndihmë më pas edhe 360 infermierë që atë kohë u angazhuar nga një kredi nga Banka Botërore për të punuar gjatë kohës kur vendi ynë po ballafaqohej me krizën e pandemisë COVID-19.

    Por disa nga këta heronj që për javë të tëra punuan pa u ndalë dhe pa i parë fare familjet e tyre, tash kur pandemia është në nivel tejet të ulët, po mbesin në rrugë, pasi nuk po ju vazhdohet kontrata nga Ministria e Shëndetësisë.

    Një infermiere që është pranuar në punë në Infektivën e Gjakovës, emër i njohur për redaksinë e Reporteri.net ka thënë se atyre po ju ndërprehet kontrata dhe nuk dihet çfarë do të bëhet me fatin e tyre.

    Për këtë çështje sot ka dhënë një përgjigje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka konfirmuar se këta infermierë do të mbeten pa punë.

    Vitia tha se këta infermier janë punësuar pasi që ka pasur nevojë për ta dhe se nëse këtyre punëtoreve shëndetësor u është bërë premtim nga dikush se kontratat e tyre do të vazhdojnë dhe ata do të punësohen përgjithmonë i ka mushtuar.

    “Infermierit kanë pasur kontratë më bankën botërore dhe siç mund ta din nga marrëveshja ndërkombëtare nuk mund të kalojë këta infermier me buxhetin e Republikës së Kosovës. Nëse ju është bërë një premtime që ata mund të vazhdojnë mbas asaj kontrate që e kanë pasur ata janë mashtruar,”, tha Vitia sot para deputetëve.

    Ndërkaq kujtomë se këta infermier në lidhje më këtë kanë protestuar dy herë para Klinikës Infektive. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!