Ky është 67 vjeçari Petrit Xhelaj. Ai kishte planifikuar kthimin për në Greqi, por nuk është lejuar nga pala greke pasi nuk dispononte një nga dokumentet e kërkuara për të kaluar doganën në Kakavijë.
I moshuari thotë se nuk kishte informacion për plotësimin online të formularin, Plf.
“Tani na kërkojnë Plf. Ne nuk dimë asgjë se çfarë është,nuk na kanë thënë gjë”, është shprehur 67-vjeçari.
I shqetësuar, Xhelaj kërkon një zgjidhje.
“Nëse më lejojnë do të kthehem, jam i rregullt i kam të gjitha dokumentet, vaksinat i kam bërë të dyja. Kemi paguar tamponë, kemi bërë 700 mijë lekë tamponë burrë e grua”, tregon ai
Për të kaluar në Greqi, qytetarët duhet të pajisen me formularin PLF, certifikatën e vaksinimit, testin PCR ose rapid test, si dhe dokumentin që ke kaluar Covid dy muajt e fundit.
Ndërkohë edhe këtë të enjte linjat urbane nuk kanë mundur të kalojnë në kufi.
Ishte bërë me dije se linjat urbane do të lejoheshin, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Në 24 orë kanë kaluar 1100 qytetarë.
Deri më datë 28 qershor, në pikën kufitare të Kakavijës mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.