×
  • Lajme
  • Lajme

    Një vit nga ngritja e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vetëm njërit i është caktuar data e procesit të gjykimit

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 20:48

    Procesi i hetimeve nga Gjykata Speciale po konsiderohet nga avokatët i tej zgjatur.


    Me 27 qershor të vitit të kaluar, Hashim Thaçi kishte vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Por, ish-presidenti i Kosovës atëkohë anuloi këtë vizitë pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar, e njoftoi se muaj më parë u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim.

    Bëhej fjalë për akuzat për krime lufte që rëndonin mbi Thaçin dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi e Salih Mustafa u thirren në Hagë, mbi pretendimet e Speciales për krime lufte.

    Ata pasi shkuan në Hagë në shtëpitë e tyre në Kosovë pjesëtarë të ZPS-së së bashku me pjesëtarë të Policisë së Kosovës bastisën shtëpitë e tyre.

    Ndërkohë për shkak të publikimit të disa dosjeve edhe krerët e OVL-UCK u arrestuan.

    Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u dërguan po ashtu në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

    Edhe pse ky proces këtë të enjte bën 1 vit që ka filluar, në Hagë ende nuk ka filluar procesi gjyqësor ndaj të akuzuarave.

    Gjithë këtë avokatët po e cilësojnë proces të tejzgjatur.

    E të vetmit që i është caktuar data e procesit të gjykimit është Salih Mustafa, i cili do të mbahet me 15 shtator.

    Të gjitha shpenzimet e Gjykatës Speciale mbulohen nga shteti i Kosovës.

    Madje Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se ka ndarë rreth gjysmë milioni euro vetëm për avokatët e të akuzuarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!