×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sherr për pronën, qëllohet me lopatë në kokë drejtori i bashkisë në Gjirokastër

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 21:27

    Një konflikt për motive pronësie ka degraduar në dhunë fizike në Gjirokastër.


    Mësohet se Seit Rondo, drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Publike në Gjirokastër është konfliktuar fizikisht me Kujtim Bashën.

    Rondo ka marrë plagë në kokë pasi është qëlluar me lopatë nga Basha. Tashmë ai ndodhet në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” duke marrë kujdes shëndetësor.

    Kurse, Basha është shoqëruar në ambientet e komisariatit të Gjirokastrës. Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

    Lajmi është bërë i ditur në mediat e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!