×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku për Gërvallën: Të gjithë gabojmë, do ishte mirë që të del dhe të thotë se ka gabuar

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 22:02

    Ish ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, duhet të ndryshojë qasje kur bëhet fjalë në përfaqësimin e Kosovës jashtë shtetit.


    “Nuk e njoh personalisht zonjën Gërvalla, s’e kam takuar asnjëherë në jetën time. E njoh vetëm aq sa kam mundur të përcjellë prezantimet publike. Ministrja e jashtme e Kosovës duhet të kuptojë që betejat tona të brendshme politike duhet t’i mbajmë brenda. Jashtë shtetit, Ministrja e Punëve të Jashtme apo ambasadori përfaqëson pozitën dhe opozitën, shtetin e Kosovës, vizionin që kanë qytetarët e Kosovës për të ardhmen e tyre”.

    “Mund të dalësh edhe qesharak, sepse nuk i intereson askujt as në Washington, Bruksel e Londër relacioni mes ministres se jashtme dhe liderit të një partie politike në Kosovë ose një personi tjetër çfarëdolloj funksioni të ketë ai. Atyre u intereson qëndrimi në lidhje me çështjet e caktuara”.

    “Kosovën si shtet të dështuar, kriminalizuar, që nuk ka shënuar asnjë lloj progresi, e si shtet që s’duhet të ekzistojë, e projektojnë oponentët tanë çdo ditë. Ministrja e jashtme duhet ta ketë të qartë që detyra e saj primare është që ta promovoje Kosovën. Jo të gënjejë sepse në këtë kohë është e pamundur, por të gjejë ato pika të ndritshme të cilat megjithatë ekzistojnë, pra që t’i vë në pah e dritë sukseset e Kosovës duke mos mashtruar. Detyra e një kryediplomateje është që ta promovoje Kosovën”, deklaroi ajo në Rubikon të Klan Kosovës.

    Ndërkaq, në lidhje me atë se çfarë mendon Çitaku rreth kërkesës për dorëheqjen e Gërvallës, ajo tha se të gjithë gabojmë, por që do të ishte mirë që ajo të del dhe të thotë se ka gabuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!