×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Garda e Republikës merr në mbrojtje ambasadorin e BE-së në Shqipëri

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 23:54

    Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca do të ruhet nga Garda e Republikës me vendim qeverie.


    Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që u mblodh ditën e djeshme, ku u vendos që në listën e personaliteteve që mbrohen nga Garda të tjerë dhe Soreca.

    VENDIMI I PLOTË

    ‘ Nr. 375, datë 23.6.2021

    PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN E MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS

    Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, pikat 1, shkronja “d”, e 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

    VENDOSI: 1. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto personalitete: a) Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri. 2. Garda e Republikës ruan dhe mbron këto objekte: a) Objektet ku akomodohet dhe ushtron veprimtarinë personaliteti i përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij vendimi. 3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!