×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj ia numëron pozitat kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor, Albert Zogajt

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 8:12

    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftarajn në një debat televiziv ia ka numëruar pozitat kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj.


    Miftaraj u shpreh se Zogaj mbanë edhe 5 ose 6 pozita të tjera, e kjo është e papranueshme.

    “Kryetar i Këshillit Gjyqësor, kryetar i Provimit të Jurisprudencës, jep mësim në Universitet Privat, gjyqtar në Gjykatë Supreme, i ka pasë edhe 4 pozita tjera, ka qenë kryetari i 3 -4 komisioneve në Këshillin Gjyqësor”, tha Myftaraj për Zogajn.

    Ai për RTV21 tha se kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor ka pasur edhe dekret si gjyqtar për të punuar prej 8 deri në 16, por i njëjti ka nënshkruar edhe një kontratë tjetër plus 500 euro.

    “Me punu 8 orë në ditë, e me i marrë dy paga, kjo ndodhë vetëm në Kosovë”, u shpreh Miftaraj.

    Drejtori i IKD-së tutje tha se gjyqtarët dhe prokurorët kanë paga të larta në Kosovë.

    Sipas tij ata brenda vitit marrin 40 deri në 50 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!