×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Struktura anti-korrupsion e Ramës ‘zbarkon’ në Kadastrën e Sarandës, sekuestron 9 dosje të dyshimta

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 8:22

    Struktura anti-korrupsion e kryeministrisë, me urdhër të Edi Ramës, ka ushtruar një kontroll blic në Kadastrën e qytetit të Sarandës. Sipas informacioneve janë janë sekuestruar 9 dosje “të dyshimta” pronash.


    Kontrolli ka nisur në dosjet që e kanë zanafillën në vitin 2019 dhe në fokus kishte pronat e regjistruara në këtë vit.

    Tre koordinatorët që morën pjesë në kontroll ishin, Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku.

    Zonat me interes ekonomik, siç është bregdeti i Shqipërisë, kryesisht në jug të vendit janë pikat kryesore ku abuzimi me pronat ka qenë tepër i lartë, për këtë arsye edhe plazhet e Sarandës dhe të Vlorës kanë qenë në fokus të këtij operacioni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!