×
  • Lajme
  • Lajme

    Persona të panjohur tentojnë ta vrasin shtetasin gjerman në Novobërdë

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 9:35

    Një shtetas gjerman ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë tentuar ta vrasin të enjten rreth orës 06:30 në Novobërdë, duke shtënë me armë drejt veturës së tij.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, teksa bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar, shkruan Reporteri.net.

    “Viktima mashkull Shtetas Gjerman gjatë  lëvizjes me veturën e  tij sipas viktimës nga persona të pa njohur është  shtënë  me armë  në  drejtim  të veturës së  viktimës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Rasti nën hetime nga njësitë relavante. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!