Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shprehur mirënjohje për punëtorët e angazhuar në mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë.
Ai në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet një punëtor i cili po rregullon semaforët në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Me publikimin e kësaj fotografie Lekaj ka bërë edhe një kërkesë për qytetarët e vendit. Ai u ka bërë thirrje që edhe ata t’i kontribuojnë dedikimit të tyre për një mirëmbajtje më ndryshe të rrugëve, nga ajo që jemi mësuar deri më tani.
“Mirënjohje për punën që po bëni! Dedikimit tonë për një mirëmbajtje më ndryshe të rrugëve, nga ajo që jeni mësuar, duhet t’i kontribuoni edhe ju, qytetarë të nderuar”, ka shkruar Lekaj përbri fotografisë së mëposhtme. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.