Sot në Podgoricë është nënshkruar marrëveshja për heqjen e sigurimit kufitar, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, dhe drejtori i Shoqatës – Byrosë Nacionale të Siguruesve në Malin e Zi, Boris Saban, kanë nënshkruar sot Memorandumin e Mirëkuptimit për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, kosovarët nga 1 korriku nuk do ta paguajnë sigurimin në vlerë 15 euro kur shkojnë në Mal të Zi.
Sipas Memorandumit të Mirëkuptimit, drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Kosovë do të prezantojnë Kartonin e Gjelbër valid, ndërsa në anën tjetër drejtuesit e mjeteve motorike me targë të regjistrimit të Kosovës gjatë hyrjes në Malin e Zi do të prezantojnë certifikatën e sigurimit TPL + valide, e cila aplikohet edhe në MoU-të me Maqedoninë dhe Serbinë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.