Qeveria e Kosovës ka emëruar anëtarët e përkohshëm të bordit të ndërmarrjes publike KRU Prishtina. Ata janë Nora Tarfashiku kryesuese, dhe anëtarët Albana Qehaja, Artan Shuku dhe Evetar Zeqiri .
Qeveria gjithashtu ka miratuar bordin e përkohshëm të ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”
Ata janë: Hajrije Morina kryesuese, dhe anëtarët Denis Dautaj, Hyrmet Mydyti dhe Rexhep Podvorica.
Me këtë rast ministrja e Ekonimisë Artane Rizvanolli ka arsyetuar këto emërime të përkohshme.
“Kërkesa vjen pas përfundimit të mandatit të anëtarëve të bordit paraprak. Duke e ditur se qeveria si aksionar mbikëqyr këtë ndërmarrje me bord te përkohshëm deri të krijohen kushtet për një bord afatgjatë” ka thënë Rizvanolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.