Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë ka lëshuar një paralajmërim urgjent se për pak në disa zona të Serbisë do të ketë re të forta konvektive që do të shkaktojnë shira të fortë me bubullima, breshër lokal dhe erë të stuhishme, shkruan B92.
Në dy orët e ardhshme, parlajmëron instituti serb, situata do të jetë e paqëndrueshme me reshje shiu dhe stuhi afatshkurtra, lokalisht me breshër dhe erë të stuhishme.
Një stuhi e shoqëruar nga shiu i madh dhe breshëri i fortë tashmë ka goditur disa zona të Serbisë.
“Rrugët ishin krejt të bardha në një moment, dhe akulli mund të mblidhej me lopata. Disa makina kishin vrima. Stuhia gjithashtu hoqi pllakat në disa shtëpi”, u shpreh një qytetar.
Për shkak të fuqisë së erës, edhe pemët më të pjerrëta po përkulen. Në disa zona, është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.