×
  • Lajme
  • Botë

    Përplasje të ashpra në samitin e BE për ligjin hungarez anti-LGBT, Budapesti kërcënohet me përjashtim nga Unioni

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 19:47

    Ligji i aprovuar nga Parlamenti i Hungarisë disa ditë më parë që ndalon edukimin e fëmijëve për çështjet dhe seksualitetin e komunitetit LGBT si dhe ndalon filmat dhe librat për audiencat e reja që të referojnë këto orientime seksuale, e ka shndërruar një samit rutinë të BE në një “betejë” që u luftua ashpër mes shteteve të perëndimit dhe atyre të lindjes.


    Më i ashpri në tone ka qenë kryeministri i Holandës, Mark Rutte i cili u përplas me Orban dhe raportohet të ketë thënë: “Për mua, Hungaria nuk ka më vend në BE”.

    Antonio Costa, kryeministri i Portugalisë ka thënë: “Nuk mund të jesh një vend anëtar i Bashkimit Europian nëse nuk pranon vlerat që ne kemi në BE. Asnjë nuk është anëtar i BE me detyrim”, duke sinjalizuar qartë se një pjesë e liderëve të Unionit janë të gatshëm edhe të pranojnë largimin e Budapestit nga blloku në formë kundërshtimi të një ligji të thjeshtë për arsimin.

    Shefja e Komisionit Europian, ndryshe nga tonet e ashpra me të cilat foli një ditë më parë ka marrë rolin e diplomates në samit dhe ka uluar tonet, duke treguar se nuk mbështet largimin e vendit nga Unioni: “Në Hungari ka 10 milion njerëz dhe jam i bindur që ka 10 milion arsye se përse Hungaria duhet të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit Europian.”

    Presidenti i Luksemburgut, Xavier Better i cili është kryeministri i parë në historinë e Europës që është i martuar me një partner të të njëjtit seks e ka konsideruar vendimin e Orban “tejkalim të një vije të kuqe”: “Nuk nuk u bëra homoseksual. Unë jam i tillë, nuk kam mundësi të jem ndryshe… Disa vite më parë unë darkova me ty në Budapest së bashku me bashkëshortin time. Nuk po të njoh më se kush je”- tha ai duke iu drejtuar kryeminstrit hungarez.

    Duke sfiduar hapur kritikët e tij, kryeministri i Hungarisë Orban ka thënë se nuk do të ndryshojë ligjin në fjalë dhe ka mohuar të ketë përmbajtje homofobike. Sipas tij, ky ligj siguron se prindërit kanë mundësi të zgjedhin sesi të edukojnë fëmijët e tyre.

    Pas samitit, kryeministri belg Alexander De Croo i cili simbolikisht mbante në xhaketë një karficë me simbolin e ylberit e përshkroi tensionin brenda samitit si “të paprecedentë”.

    E vetmja mbështetje që erdhi për Budapestin ishte nga Sllovenia dhe Polonia, dy shtete të tjera që drejtohen nga parti ultra-konservatore, që pranuan shpjegimin e Orban se ligji nuk është homofobik në natyrë.

    Von der Leyen ka lënë të gjitha skenaret e hapur për Hungarinë, duke thënë se do i dërgojë edhe formalisht një paralajmërim zyrtar: “Gjithçka do të varet nga mënyra si do reagojnë ata”- ka përfunduar shefja e KE.

    Kujtojmë se muajin e kaluar partia e Orban u përjashtua nga familja politike e qendrës së djathtë në Parlamentin Europian, Partia Popullore Europiane, për shkak të qëndrimeve të tij në lidhje me emigracionin dhe liberalizmin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!