×
  • Sport
  • Sport

    Italia gati për Austrinë, Mancini: Të luash në Wembley duhet të jetë një kënaqësi

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 23:04

    Italia tashmë ka lënë pas fazën e grupeve në Euro 2020 dhe është fokusuar tek ndeshja e radhës që do të luajë përballë Austrisë në Wembley.


    Trajneri Mancini, në një deklaratë për shtyp, u shpreh se po shijon ende këtë momente dhe karikoi sërish djemtë e tij që të jenë të fokusuar për të kaluar me sukses dhe këtë sfidë.

    “Kam lojtarë që kanë treguar se janë në gjendje të mirë dhe duhet të jetë fat fakti që më vendosin në vështirësi. Të luash në Wembley duhet të jetë një kënaqësi. Një lojtar ëndërron mbrëmje të tilla”, tha Mancini.

    Tekniku italian shprehet se është i qetë dhe se formacioni që do të dalë fushë nuk do të ketë ndryshime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!