×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës ndalon vizitën e alpinistëve serbë në Malet e Sharrit

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 9:27

    Policia e Kosovës nuk ka lejuar vizitën e disa alpinistëve serbë të ardhur nga Serbia dhe veriu i Kosovës të cilët planifikonin të vizitonin Malet e Sharrit.


    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar për Kohën se pas kërkesës nga ana e serbëve që atyre tu lejohet një vizitë e tille, është marrë vendim që atyre tu ndalohet vizita.

    “Alpinistë nga Serbia kanë bërë kërkesë që t’u lejohet vizita në Malet e Sharrit, por është marr një vendim që kjo vizitë t’u ndalohet” ka thënë Veseli.

    Ndërkohë mediat serbe raportojnë se alpinistë nga Serbia dhe veriu i Mitrovicës kanë arritur mëngjesin e sotëm në Kosovë, por janë ndaluar në Shtërpcë nga Policia e Kosovës.

    Kryetari i Shoqatës së Alpinizimit në Serbi, Rade Knezevic për RadioKim ka thënë se ata mbrëmë e kanë kuptuar për këtë ndalesë.

    “Kjo është një ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës 1 të natës komandati i stacionit policor Dragan Ivanovic, na tha se ka marrë urdhër që ne nuk duhet të lëvizim nga objekti I hotelit. Nuk kemi kurrfarë shpjegimi tjetër. Asnjëherë nuk kemi pas probleme, ne më parë kemi takuar alpinistë shqiptarë nga Ferzaji” ka thënë ai.

    Siq raporton Radio Kim mëngjesin e sotëm dy autobusë me serbë nga rajone të ndryshme të Kosovës janë ndaluar në Shtërpcë dhe nuk u është lejuar të shkojnë deri tek qendra e skijimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!