×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “I njoh, më dhemb shpirti”, trishtim në Patos për familjen Gushi që u shua dje në aksident

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 13:49

    Ishin bashkë në një makinë kur ndërruan jetë ndërsa shkuan të ndarë nga njëri-tjetri për herë të fundit në banesën e tyre.


    Mes dhimbjes dhe lotëve, të afërm dhe banorë të Patosit u dhanë lamtumirën 4 anëtarëve të familjes Gushi që u përcollën për në banesën e fundit. Një familje u shua. Ngjarja i ka tronditur të gjithë, sidomos ata që i njihnin.

    “Unë që i njoh, më dhemb shpirti, u mbyll dera”, është shprehur një banor.

    Çifti i bashkëshortëve Eduart dhe Silvana dhe dy vajzat e tyre të mitura Anastasia dhe Eva humbën jetën tragjikisht në aksin Fier Levan. Makina me të cilën ata udhëtonin u godit nga pas nga një tjetër mjet ku ndodheshin 3 të rinj. Këta të fundit u plagosën dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi u arrestua.

    https://www.youtube.com/watch?v=LIfBpkux5Ac

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!