UEFA ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë asnjë kor provokues dhe ofendues nga tifozët në Kampionatin Europian ndërsa në Angli disa tifozë në rrjetet sociale kanë pohuar se do të provokojnë ekipin gjerman në “Wembley”.
Bëhet fjalë për disa kore dhe këngë si “10 bombardues gjermanë” që lidhet me luftën e dytë Botërore dhe ku Forcat Ajrore të Mbretërisë rrëzuan 10 avionë nazistë, dhe kjo këngë shihet nga tifozët si mënyra më e mirë për të nervozuar skuadrën gjermane e që në fakt është diskriminuese.
Lidhur me këtë çështje ka ndërhyrë edhe Kapiteni i Anglisë, Harry Kane i cili në një konferencë për shtyp ku foli për përballjen me “panzerat” në 1/8 kërkoi edhe nga tifozët që të mos provokojnë në “Wembley” e aq me tepër me koret e mësipërme.
“Unë gjithmonë kërkoj nga tifozët që të jenë të respektueshëm. Të gjithë e duam futbollin dhe si një futbollist, unë dhe të gjithë duam të respektohemi në fushë. Jam i sigurt që tifozët anglezë do të jenë të shkëlqyeshëm dhe ne do t’u japim atyre mundësinë të na brohorasin dhe të na mbështesin. Është e rëndësishme që kur jemi në Wembley, tifozët duhet të përfitojnë nga ambienti, nga energjia që përcjell dhe ta përdorin atë në avantazhin tonë. Gjithashtu tifozët duhet të respektojnë të gjithë dhe të mos i kalojnë kufijtë e caktuar ”, shpjegoi Kane në mesazhin e tij të drejtëpërdrejtë për tifozët e “Tre Luanëve.
Ndërkohë edhe Federata Angleze ka bërë të ditur se do të marrë masa dhe do të dënojë çdo tifozë me përjashtim nga çdo stadium nëse do të këndojnë kore diskriminuese si ndaj Gjermanisë apo kujtdo skuadre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.