×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 150 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 15:45

    Mbi 150 mijë qytetarë në Kosovë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër coronavirusit.


    Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës

    Ndërsa, deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

    MSH bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 170.

    Vlen të ceket se ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID, ku janë lejuar ahengjet familjaret, aktivitetet sportive, mbrëmjet e maturës etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!