Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar që sot së bashku me ministren Rozeta Hajdari, vullnetarët dhe ushtarë të Shqipërisë si dhe të FSK-së kanë pastruar liqenin e Vërmicës dhe brigjet e saj.
Mehaj ka shkruar se “kur bashkojmë idetë, veprimet, energjinë pozitive dhe forcat edhe suksesi për të mirën e përbashkët nuk do të mungoj asnjëherë”.
“E kemi obligim të përditshëm të jemi në harmoni me mjedisin që na rrethon, natyrën e mrekullueshme, me lumenjtë, fushat e bjeshkët që na fali Zoti”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Tutje, ai ka pohuar se ” si ministër i mbrojtjes dhe qeveria në përgjithësi do të jemi të gatshëm të angazhohemi edhe në projekte tjera vëllazërore në të mirë të të gjithëve pa dallim”.
“Mjedisin duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, çdo ditë, në secilin moment, secili në mënyrë të barabartë”, thotë mes tjerash ministri Mehaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.