×
  • Lajme
  • Lajme

    Rivarroset ushtari i zhdukur i UÇK-së, mbetjet mortore iu gjeten në veri

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 21:49

    Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Maksuti do të pushojë nga e hënë në varrezat e dëshmorëve në fshatin Lubavec.


    Ai ishte vrarë dhe tërhequr nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, derisa mbetjet mortore janë gjetur në varrezat e muslimanëve në Veri të Mitrovicës.

    Në njoftimin e familjes Maksuti thuhet se Remzi (Bejtullah) Maksuti i lindur më 13.08.1974, ishte vrarë në betejën e 28 majit 1999 në Lubavec dhe terhequr nga forcat serbe.

    “Kishte rezultuar i zhdukur, mbetjet mortore janë gjetur në varrezat e muslimanëve në veri të Mitrovicës dhe jane idetifikuar, rivarrimi do të bëhet të hënën, më 28.06.2021 në ora 15:00, në varrezat e dëshmorëve në fshatin Lubavec”, thuhet në njoftimin e familjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!