×
  • Sport
  • Sport

    Shënon sërish Italia, Pessina dyfishon epërsinë ndaj Austrisë

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 23:15

    Pas 90 minutave nuk pati fitues në ndeshjen Itali – Austri, e vlefshme për fazën e të tetës së finales në Kampionatin Evropian.


    Por në minutën e 95′ ishte Chiesa ai i cili qëlloi në portën e Austrisë, duke çuar kështu në epërsi Kombëtaren e Italisë, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa në minutën 105′, Pessina dyfishoi epërsinë e Italisë ndaj Austrisë.

    Ndërkaq në minutën e 65-të Arnautovic e shënoi golin me kokë, por pas rishikimit të VAR-it, goli u anulua për pozicion jashtë loje.

    Kujtojmë se fituesi i këtij takimi do të përballet me fituesin e takimit Belgjikë-Portugali në çerekfinale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!