Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një 31 vjeçar, pasi i njëjti dyshohet për një rast të grabitjes në Prizren.
I dyshuari të premten ka grabitur arkën e një lokali në Prizren dhe nga aty kishte marrë 250 euro.
Sipas policisë i dyshuari ka dosje kriminale edhe në të kaluarën.
Njoftimi i Policisë:
Me datën 25 qershor 2021 rreth orës 22:15 min., ne rrugën “Ahemet Krasniqii” në Prizren, ka ndodhur një rast grabitje në lokalin T. shop R. ku sipas deklaratës së viktimës dyshuari, ija kishte marr arkën e parave në të cilën kishte rreth 250 Euro dhe më pas ishte larguar. Viktima kishte filluar ndjekjen e të dyshuarit dhe në një distancë rreth 150 m larg vendit të ngjarjes i dyshuari e kishte nxjerr thikën duke i thënë viktimës që të mos ofrohet dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.
Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune intensive e ne bashkëpunim me qytetaret në bazë të informatave të mbledhura nga tereni, ka arritur që të identifikoj dhe të arrestoj te dyshuarin, K P i datëlindjes 1990 për rastin e Vjedhjes Grabitqare, të ndodhur me datën 25.01.2021.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën qe e ka kryer. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, i njëjti dërgohet në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Prizren. I dyshuari ka dosje kriminale edhe në të kaluarën.