×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia mbyll një fabrikë në Gjakovë, 17 punëtore alivanosen nga temperaturat e larta

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 9:28

    Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor kanë mbyllur dje një fabrikë në Gjakovë pasi 17 punëtore kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të alivanosjes nga temperaturat e larta.


    Sipas policisë, lidhur me rastin është intervistuar menaxheri i fabrikës.

    Rasti është duke u hetuar.

    “Gjakovë 26.06.2021 – 13:00. Nga Spitali i Gjakovës është raportuar se katër punëtore femra kosovare të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore, pasi si pasojë e temperaturave të larta janë alivanosur. Ndërsa ditë më parë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore 13 punëtore, për të njëjtin problem. Lidhur me rastin, është intervistuar menaxheri i fabrikës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori dhe Inspektorati Komunal, të cilët kanë ndërpre punën. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!