×
  • Lajme
  • Lajme

    Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasjen që kishte ndodhur në vitin 2017 në Prishtinë

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 9:33

    Një person i dyshuar i cili ishte në kërkim nga ana e policisë, është arrestuar në Francë dhe i njëjti është ekstraduar në Kosovë.


    I njëjti ishte në kërkim për një vrasje e cila kishte ndodhur më 24 nëntor të vitit 2017, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

    “Në bazë të një fletë-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, nga autoritetet franceze është arrestuar dhe ekstraduar në Kosovë i dyshuari mashkull kosovar i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!