Pjetër Gocaj, babai i Xhovan dhe Edmond Gocajt, dy vëllezërit që mbetën të vrarë pas përplasjes me armë në mesnatë në Velipojë, thotë se i është fikur dera e shtëpisë.
Gocaj thotë se vitin e kaluar i kanë pasur ato shezlongët dhe këtë vit po prisnin që të bëhej ndarja.
Ai tregon se i vranë djemtë në derë të shtëpisë, dhe madje djali i madh jetonte në Angli dhe kishte ardhur për të investuar.
Më tej ai shton se nuk ishte i pranishëm në vendngjarje dhe shprehet se është i habitur, pasi ato i ka pasur shokë e kolegë. Ai thotë më tej se ato përderisa kanë shkuar me armë nuk kanë shkuar për të sqaruar muhabetin.
‘Punë ndarje shezlonash. Shteti është duke i ndarë. Vjet i kam pasur unë. Simjet ja kanë dhënë këtij zotërisë, dhe këtë vit i kam thonë do të presim sepse i kam në proces edhe unë. Ai ka marrë të vjetshmet. Kanë ardh mbërmë në derë të shtëpisë, të armatosur. Si tash 30 vjet janë vra dhe për parking, armët kanë këto fenomene.
Fatkeqësia jeme i kam pasur shokë e kolegë se në çfarë rrethanash ma kanë bërë këtë punë e me më ardhe tek dera. Mu duhet të më kishin thirrur, më shumë më njohin mua se çunat e mi. Djalin e kam pasur me nënshtetësi angleze, është djersa e tij. Nuk kam ditë mor gjë, ose nuk na kanë njoftu. I kam shokë, unë jam habitur. Të hënë do të sillja disa kosovar dhe ndodhi kjo që ndodhi”, deklaroi ai.
“Kjo qe ka ndodhur mos i ndodht me kujt, mua me eshte fikur dera e shtepise. Uroj qe mos ti ndodh askujt. Nuk e kuptoj si ka ndodhur konflikti, por e di qe per shezllone. Me kane vrare tek dera e shtepise, me kane vrare dy djemte. Çfarë me duhet jeta me. Vitin e kaluar i kam pasur une shezllonet, kete vit ia kane dhene atij. Ne kemi pritur qe te ndahen shezllonet sepse kane qene pa u ndare ende, ata kane ardhur dhe na vrane ne shtepi. Uroj mos ti ndodh me kujt se peshen e rende te kesaj ngjarje e kam une mbi supe. Asgje nuk dime. Me kane vrare djemte.”
“Ne i kemi vendosur shezllonet perpara se te behej ndarja nga shteti e shezlloneve dhe ishim ne pritje kur te vendosej kjo ndarje per te shikuar se ku i kemi ne dhe ku i kane ata. Ata erdhen dhe qelluan djalin e madh te parin qe ishte me dokumenta angleze i cili ka ardhur per te investuar dhe punuar. Pastaj qelluan edhe djalin tjeter, djali i dyte i ka qelluar edhe ai. Kur ka ndodhur nuk kam qene ketu por nuk kane ardhur per te folur perderisa kane ardhur me arme tek dera e shtepise. Uroj mos ti ndodh me askujt”, tha ai.