Shefi i Qeverisë, Albin Kurti ka thënë se sa i përket koronavirusit, “mund të mbajmë kokën lartë sepse nuk jemi në atë situatën fatkeqe ku e gjetëm vendin pa vaksina”.
Kështu u shpreh ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së.
Tutje, ai tha se meritën për shpërndarjen dhe sigurimin e vaksinave antiCOVID, e ka Ministria e Shëndetësisë, si dhe shefi i këtij dikasteri, Arben Vitia.
“Sa i përket pandemisë mund të mbajmë kokën lartë sepse nuk jemi në atë situatën fatkeqe ku gjetëm vendin pa vaksina. Kosova të cilin e gjetëm ka qenë shumë mbrapa dhe për një kohë të shkurtë arritëm që të sigurojmë donacione dhe vaksinat. Janë shpërndarë mbi 200 mijë vaksina dhe qindra mijëra vijnë në javët në vijim nga kontrata me Pfizer. Meritat për këtë i takojnë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrit, Arben Vitia”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.