Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka thirrur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtuesit e policisë, për të nisur një fazë të re të ristrukturimit, që pritet të bëhet brenda disa javëve.
“Unë kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues kryesorë të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur, por për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet me disa javë dhe të mos presim fundin e verës”, tha kreu i qeverisë.
“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me administrimin e vogël. Unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit”, shtoi ai./euronewsalbania/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.