Shoqatat e Gjuetarëve të Kosovës këtë të diel organizuan garën e qitjes.
Në organizimin e Shoqatës së Gjuetisë “Rosa” nga Obiliqi dhe i mbështetur nga poligoni i qitjes “Katana” morën pjesë 12 ekipe nga e gjithë Kosova.
Kjo garë u organizua për herë të katërt sivjet dhe garuesit u sfiduan në qitje me armë gjuetie në goditjen e pjatelës.
Vendi parë i takoi Podujevës, i dyti Klinës e i treti Fushë Kosovës.
Njoftimi i plotë i Shoqatës së Gjahtarëve ROSA:
Sot, u mbajt gara tradicionale e organizuar nga Sh.Gj “ROSA” ne Obiliq ne bashkpunim me Qendrën e Poligonit KATANA. Ishin pjesemarres mbi 100 garues dhe te gjithe menaxheret e Shoqatave te Komunave te Kosoves.
Vendi i pare ishte per Podujeven.
Vendi i dyte ishte per Klinen dhe
Vendi i trete ishte per Fushë Kosoven.
Ishte kenaqesi qe ne ishim nikoqir dhe organizatore i kësaj gare ju falënderojmë nga zemra Sh.Gj “ROSA” ne Obiliq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.