×
  • Sport
  • Sport

    Holandë – Republika Çeke, pa gola pjesa e parë

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 18:50

    Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në mes të Holandës dhe Republikës Çeke.


    Pas vetëm tetë minutash lojë, Tulipanët rrezikuan me anë të Matthijs de Ligt që gjuajti me kokë, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portë.

    Holanda vazhdoi më pas me tjera raste, mirëpo u mungoi efikasiteti, derisa mbrojta e çekëve ishte tejet e ngjeshur.

    Një tjetër rast serioz ishte ai në minutën e 38-të, kur Antonin Barak lëshoi një shans të artë shënimi.

    Goditja e tij me kokë ishte e pasaktë, duke e dërguar topin mbi traversë, e që ky ishte rasti i dytë më i rrezikshëm në këtë pjesë të parë, pas atij të De Ligt.

    Në 45 minutat e dytë, me gjasë do të shënohet së paku një gol, duke parë që dy skuadrat nuk po ngurrojnë të dalin përpara

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!