×
  • Lajme
  • Lajme

    Fëmija rrezikon jetën duke ecur afër urës tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 20:45

    Një fëmijë sot ka rrezikuar shumë jetën e tij duke ecur shumë pranë urës së këmbësorëve mbi Liqenin Akumulues në Mitrovicë.


    Reporteri.net ka siguruar video shihet ky djalosh duke ecur skaj digës.

    Në këtë pjesë bie ujë poshtë nga një lartësi dhe rrymat e ujit bashkohen duke formuar lëvizje të fuqishme të ujit.

     

    Dy vite më parë në garat e kërcimit, pikërisht në këtë vend një zhytës kishte rrezikur shumë jetën, pasi kishte rënë poshtë urës.

    Ishte intervenimi i disa personave tjerë, që kishin shpëtuar zhytësin nga më e keqja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!