Ani pse zgjedhjet lokale po afrohen kjo nuk e ka bërë që PDK-ja të mos merret me zgjedhjet e brendshme.
Konventa e PDK-së për të zgjedhur kryetarin do të mbahet më 3 korrik, mirëpo deri tani nuk ka pasur ndonjë kandidat zyrtar. Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, i cili është edhe kandidati i partisë për Prizren ka thënë se nga këto zgjedhje nuk pret befasi.
“Kohë shumë e shkurtë, procesi do të përfundojë brenda 10 ditësh. Nuk kemi kohë për të humbur nuk do të ketë penalizim besoj shumë se do të mbyllet me sukses do të kemi një kryetar të ri ose do të kemi vazhdimësi të zotëri Hoxhajt”, ka thënë ai për lajmi.net.
Ai ka treguar edhe arsyen se përse nuk pret befasi nga zgjedhjet e brendshme.
“Shikoni, nuk mund të konfirmoj asgjë në këtë drejtim sepse konventa do të mbahet, të shohim çfarë do të sjell konventa, por unë nuk pres befasi sepse mënyra si e kemi diskutu, mënyra si e kemi planifiku, mënyra si do të realizohet po thuajse e përjashton mundësin me prit befasi”, ka thënë Totaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.