Kthimi i një serbe pas dy dekadave në këtë lagje, ka trazuar Gjakovën. Kjo për shkak se organizatat joqeveritare në këtë qytet, thonë se kjo komunë, nuk është e gatshme ta pres rikthimin e serbëve.
Këta fillimisht po kërkojnë, t’iu kthehen eshtrat e gjakovarëve të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Madje për të hënën, u thirr edhe një protestë kundër kthimit të gruas me nënshtetësi serbe për të jetuar në Gjakovë.
Por, nga shoqata “Thirrjet e Nënave janë distancuar nga ky paralajmërim për disa arsye që mund t’i lexoni mëposhtë.
Njoftimi pa ndërhyrje:
NJOFTIM
SHOQATA “THIRRJET E NËNAVE” SË BASHKU ME NËNEN FERDONIJE QERKEZI NUK DO TË JEMI PJESË E PROTESTËS TË NESËRME DITË E HËNË QË ËSHTË ORGANIZUAR NË ORA 11.00.
PËR ARSYE SE NUK KEMI DOKUMENTACION TË SHKINES E CILA ERDHI SHUMË LIRSHËM GJOJA NË BANESEN E SAJ. E QË AJO ËSHTË PRONË E KOMUNËS.NËNAT GJAKOVARE DHE GJITHË FAMILJARËT E PERSONAVE TË VRARË,TË MASAKRUAR DHE TË PAGJETUR NGA DORA KRIMINALE SERBE.
KËRKOJM NGA KRYETARI I KOMUNËS SË GJAKOVËS ARDIAN GJINI QË TA LARGOJ SHKINEN NGA BANESA QË AJO ËSHTË PAK METRA NGA SHTËPIA E NËNËS FERDONIJE.
MOS NA HAPNI PLAGËT QË ENDE NUK I KEMI SHËRUAR
ESHTRAT E FËMIJËVE TANË NUK JANË KTHYER ENDE. E SHTETI YNË I KTHEN SERBËT NË KOSOVË E MU NË GJAKOVË KU ZEMRAT E NËNAVE JANË DJEGUR E SHKATËRRUAR.