×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjen brenda një stalle në Prizren 11 krerë lopë

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 9:16

    Një person nga Prizreni ka njoftuar policinë duke bërë të ditur se iu është përfshirë nga zjarri stalla e lopëve të tij.


    Si pasojë janë djegur 11 krerë lopë, ndërsa, dy të tjera janë lënduar nga zjarri.

    Vlera e dëmeve të shkaktuara është e lartë, derisa, rasti po vazhdon të hetohet.

    “Prizren 26.06.2021 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshi nga zjarri stalla e lopëve të tij. Si pasoj e zjarrit janë djegur 11 krerë lopë ndërsa, dy të tjera janë lënduar nga zjarri. Vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara është lartë. Rasti vazhdon nën hetime”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!