×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca niset për në Bruksel, do të merr pjesë në Samitin e Dytë të PE-së

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 10:57

    Kryekuvendari, Glauk Konjufca ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel.


    Kuvendi ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Bruksel, Konjufca do të merr pjesë në Samitin e Dytë të Parlamentit Evropian me Kryetarët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të diskutohet për rolin themelor të parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.

    Po sot, në kuadër të vizitës, kryetari i Kuvendit të Kosovës do të takohet edhe me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor, si dhe me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, Fabio Massimo Castaldo.

    ​​Agjenda e Konjufcës: 

    E hënë, 28 qershor 2021

    12:30 – 14:00   Takimi me Komisionin për Punë të Jashtme (AFET) dhe delegacionet e përhershme të PE për Ballkanin Perëndimor

    15:00 – 17:00   Samiti i Kryetarëve

    1.   Roli themelor i parlamenteve në procesin e zgjerimit të BE-së në epokën pas COVID-it

    2.   Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit parlamentar në procesin e zgjerimit

    3.   Miratimi dhe nënshkrimi i deklaratës së përbashkët

    17:30 – 18:00   Takim me zv. Presidentin e Parlamentit Evropian z. Fabio Massimo Castaldo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!