×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I dogjën shezlongët, flet pronari: Bizneset përreth ishin të pakënaqura

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 10:59

    Konkurrenca dyshohet të jetë bërë shkak për ngjarjen e ndodhur në orët e natës në Drimadhes, ku 60 shezlongëve në pronësi të Bilbil Domit iu vu flaka.


    Pronari 55-vjeçari ka dhënë detaje për policinë, duke deklaruar se nuk di ku ta drejtojë gishtin.

    Por ai vë në dukje se bizneset përreth kanë shfaqur pakënaqësi gjithmonë.

    Nga ana e policisë po hetohet edhe mundësia që Bilbil Domi të ketë pasur konflikte të mëparshme me biznesmenë të tjerë për shfrytëzimin e vijës bregdetare.

    Për ngjarjen në fjalë nuk ka akoma asnjë të shoqëruar nga policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!