×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuajti me armë zjarri në fejesën e djemve, Policia i shkon në shtëpi prizrenasit

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 11:16

    Dje policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Krushë e Vogël dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.


    “Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti F. H, i lindur në vitin 1979, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte fejuar djemtë e tij”, njofton policia.

    Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë automatike dhe dy karikator të zbrazët. Ndërsa, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

    Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!