×
  • Lajme
  • Lajme

    Albulena Haxhiu e shet veturën ‘Zafira’, blen ‘Seat’

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 12:48

     

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar pasurinë e saj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).


    Haxhiu në pasurinë e saj ka deklaruar një banesë që ka vlerën 60 mijë euro dhe një tokë, 6 ari, me vlerë rreth 15 mijë euro.

     

    Po ashtu, ministrja Haxhiu ka deklaruar një veturë të tipit Seat Leon, me vlerë rreth 10 mijë euro, e cila thotë se e ka blerë nga shitja e veturës së kaluar, si dhe të ardhura nga huaja.

     

     

    Haxhiu ka thënë se i ka para të gatshme plotë 1 mijë e 198 euro në bankë, kurse detyrime financiare i ka 27 mijë e 800 euro.

     

     

     

     

     

     

    Sa i përket të hyrave, Haxhiu për periudhën janar, shkurt mars, në të gjitha pozitat që ka,  ka marrë plotë 16 mijë e 473, si dhe mbi 2 mijë euro nga Trusti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!