Ndonëse vazhdimisht e kemi dëgjuar të flasë për barazinë midis shtresave, ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla po del të jetë shumë shumë më i pasur se të tjerët.
Vetëm pasuri të paluajtshme ai ka deklaruar rreth 2 milionë, shkruan Reporteri.net.
Sveçla ka deklaruar në AKK një shtëpi, me 300 metra katror, trashëgimi nga prindi me vlerë 600 mijë euro, dy lokale afariste trashëgimi nga prindi me vlerë 650 mijë euro njëri dhe 600 mijë tjetri.
Ai po ashtu e ka deklaruar edhe një truall, trashëgimi nga prindi me vlerë 100 mijë euro.
Sveçla ka deklaruar se ka një veturë në emër të bashkëshortes mevlerë 4 mijë euro të blerë në vitin 2016 e blerë me kredi.
Ministri i Brendshëm ka deklaruar se i ka vetëm 576 euro e 21 cent në Bankë dhe një kredi në bankë që e ka marrë për renovimin e shtëpisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.