×
  • Lajme
  • Lajme

    Milioneri i Qeverisë Kurti

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 13:24

    Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka patundshmëri të përbashkët familjare dhe para në bankat norvegjeze që kapin shumën prej rreth 1 milion euro.


    Mehaj në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar patundshmëri familjare në vlerë prej rreth 900 mijë €, rreth 24 mijë euro para të gatshme në bankat norvegjeze.

    I pari i Mbrojtjes në Kosovë po ashtu ka deklaruar se ka kredi në vlerë prej rreth 177 mijë euro, përderisa të hyrat familjare të tij nga Qeveria e Kosovës dhe Armata Norvegjeze arrijnë në rreth 44 mijë euro, ndërsa paga e bashkëshortes dhe shtesat e fëmijëve kapin shifrën vjetore prej rreth 32 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!