Pjesëtarët e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me planin operacional për të siguruar mbarëvajtjen e qetë të kremtimit të Vidovdanit në Kosovë.
Ata në Gazimestan nuk kanë lejuar provokimet e mundshme të qytetarëve serbë. Pasi kanë zhveshur bluzat e të rinjve serbë, pjesëtarët e Policisë kanë marrë edhe flamurin e Serbisë të cilën mbanin në duar serbët.
Përndryshe, krahasuar me vitet e më hershme, në këtë vit po vërehet një numër më i vogël i serbëve të cilët kanë ardhur në Graçanicë dhe Gazimestan për të kremtuar Vidovdanin, që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar./KP/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.